Provokimi / Arian Çani fillon në Zonë e lirë lëvizjen “Je suis non grata”

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fiksimin e tij për ta shqyrtuar si gjithmonë politikën ndryshe në “zonën” e tij, Arian Çani kishte ftuar në studio të rinjtë e forumit rinor të PD-së. Ai aty i ka bërë një test gjashtë të rinjve nëse ata janë të gatshëm të thërrasin: “Je suis non grata” duke huazur shprehjen e famshme të francezëve pas atentateve në gazetën satirike “Charlie Hebdo”.

Ideja e provokimit të Çanit ishte se nëse një akt i diplomacisë amerikane po bëhet dominant në skenën politike shqiptare duke u përpjekur të shuaj çdo zë, ide, apo alternativë tjetër, a janë të gatshëm 20- 30 vjeçarët që për ti thënë “JO” një politike të tillë prej republike bananesh?

Tre nga gjashtë të rinjtë thanë se ishin të gatshëm të vetëshpalleshin “non grata”  për të mbrojtur një ide ndryshe të të bërit politikë. Pas kësaj drejtuesi i emisionit i bëri thirrje të gjithëve që mendonin në këtë mënyrë të shpallnin në rrjetet e tyre sociale sloganin: “Je suis non grata”.

Zjarr Tv Ad