Provokon artistja, pikturon dy burra shqiptarë me plis që puthen në buzë, brezin e kanë me ngjyrat e LGBTQI

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artistja Ermira Murati ka paraqitur veprën e saj të fundit, ku shihen dy burra tradicionalë shqiptarë të veshur me plis dhe tirqi, me brez që mbart ngjyrat e komunitetit LGBTQI dhe që puthen në buzë.

Një vepër që provokon shumë, por piktorja Murati ka treguar se pse e ka realizuar një pikturë të tillë që ndërlidh veshjen tradicionale me LGBTQI+. Ajo thotë se dashuria për gjininë e njëjtë ka ekzistuar edhe më herët në Kosovë, madje thotë se për të ka këngë popullore që janë kënduar nga rapsodët.

“Fakte të ndryshme e trajtimi i saj në këngë popullore nga rapsodët na tregojnë se kjo dashuri ka ekzistuar edhe në të kaluarën e vendit tonë vetëm se, për dallim prej sot, ajo është shtypur nga të tjerët dhe është mbyllur në vetvete nga ta. Kjo shtypje nuk është inegzistente as sot. Ajo është e njëjta vetëm se tani quhet HOMOFOBI. Në një shoqëri moderne, as termi homofobi nuk duhet të egzistojë, lëre më fenomeni i tillë”.

Murati ka deklaruar se “vetëm duke e njohur e pranuar të kaluarën tonë, mund të bëjmë përpara”.

“Prandaj, homofobia si fenomen duhet të zhduket dhe të ndërtohet një shoqëri tolerante që njeh bindjet e të tjerëve pa stigmatizim e paragjykime, një shoqëri që nuk ushqen urrejtje ndaj të tjerëve”.

Vepra është realuziar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Center for Equality an Liberty” (CEL).

Piktura është e punuar në pëlhurë dhe është në versionin 3mx1.60m.

Zjarr Tv Ad