Në seancën e sotme plenare do të diskutohet projektrezoluta ‘Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri’.
Më 18 korrik PS deponoi në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh.
11 deputetë socialistë kanë firmosur këtë projektrezolutë dhe thanë se synojnë të mbështesin përpjekjet e drejtësisë për të zbuluar të vërtetat.
Ndërsa në tekstin e projekt rezolutës që pritet t’i propozohet ligjvënëseve shqiptarë thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martyt për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.
Gjithashtu sot në seanën plenare do të ketë edhe dy interpenca me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro thirrur nga dy deputet të PD, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj.