Pse i duhej ambasadores Yuri Kim të gënjente edhe për fluturimin e avionëve të NATO-s?

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Syri.net

Qielli i Tiranës u ‘pushtua’ mesditën e sotme nga avionët bërthamorë B-52 të NATO-s.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, doli në sheshin Skënderbej për të ndjekur spektaklin në qiell.

E shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Arben Kingji, Kim tregoi versonin e saj për fluturimin e avionëve.

Ambasadorja amerikane tha se fluturimi i B-52 bëhej për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

I njëjti koment është bërë edhe në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë.

Në fakt e vërteta është tjetër.

Syri.net ka siguruar njoftimin e ushtrisë amerikane, më konkretisht të Bazës Ajrore Amerikane në Europë, për paradën e ‘gjigantëve’ të qiellit.

Në deklaratë thuhet se avionët bërthamorë kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm në Shqipëri.

Kështu, avionët kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut nga ora 2:35 deri në 2:45. Mbi Tiranë, B-52 kanë fluturuar në orën 14:50- 15:00.

Përbindëshit e qiellit kanë vijuar më pas drejt bregdetit të Malit të Zi në orën 15:05 deri 15:15 minuta. Dhe në fund, avionët amerikanë kanë fluturuar mbi Dubrovnik, Kroaci nga ora 15:10 deri 15:20.

Njoftimi

Dy avionë të Forcave Ajrore të SHBA B-52 të caktuar në Skuadrën e 23-të të Bombave që aktualisht operojnë jashtë RAF Fairford, Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë fluturime mbi Evropën Juglindore të planifikuar më 22 gusht.

Qëllimi i çdo mbikalimi është të demonstrojë përkushtimin dhe sigurinë e SHBA ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Europën Juglindore. Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon sipër.

Të hënën, më 22 gusht, avioni do të fluturojë mbi ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup, Maqedonia e Veriut; Sheshi Skënderbej Tiranë, Shqipëri; bregdetin e Malit të Zi; dhe Lovrijenac në Dubrovnik, Kroaci.

Avionët do të fluturojnë në këto orare:

Shkup, Maqedonia e Veriut 2:35-14:45.

Tiranë, Shqipëri 2:50- 15:00.

Bregdeti i Malit të Zi 3:05-15:15.

Dubrovnik, Kroaci 15:10-15:20.

Arsyet e këtij fluturimi kanë patur për qëllim përcjelljen e një mesazhi force në kushtet kur siguria në botë është gjithnjë e më e rrezikuar, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë. Por edhe ngjarja e fundit e uzinës së Gramshit, ku u ndaluan tre rusë të dyshuar agjentë të shërbimeve sekrete ka vënë në lëvizje NATO-n.

Mbetet e paqartë se pse duhej të gënjente ambasadorja, kur e lidhi fluturimin e B-52 e 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA për një gjë kaq të thjeshtë dhe lehtësisht të verifikueshme.

Zjarr Tv Ad