Pse Lleshi flet “me qime në gojë”? Nga Ylli Dylgjeri

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pse Lleshi flet “me qime në gojë”?

Po dëgjoj prej minutash sqarimet e Ministrit Lleshaj në emisionin e Eni Vasilit ne Top8 përballë gazetareve. Po e ndjek me vëmëndjen që i takon këtë post publik që ka marrë përsipër të përballet me median për një temë sensitive të rendit sot në Shqipëri.
Nga sa po dëgjoj, mund të them se Ministri në studio, nuk është përgatitur për të qenë i qartë, i thjeshtë, i vërtetë dhe profesional në këtë përballje me shtypin. Ose… zoti Lleshi po i vidhet përgjegjësise “në sqarimin” e Tij publik.
Pse arsyetoj kështu?
Në Ligjin për Policinë e Shtetit thuhet në mënyrë taksative,
citoj:
10. “Ministri” është ministri përgjegjes për rendin dhe sigurinë publike.
Kjo përgjegjësi më shtyn të ndërhyj për të thëna disa te vërteta që i kam përjetuar në punën time 4 vjeçare në MB si Sekretar i Pergjithshëm. Ndërhyrja që bëj, nuk është për arsye “se di më shumë”, “për karshillek”, apo nga qëllimet opozitare. Jo! Eshtë vetëm në funksion të ligjit, të vërtetësisë, dhe të transparencës me publikun.
E para, kam punuar në MB me 5 Ministra të Rendit, gjë e cila më jep statusin të gjykoj në mënyrë krahasimore dhe institucionale për problematikat e kohës sot.
Se dyti, në asnjë rast nuk mund të pranoj se Ministri i Brendshëm nuk është i informuar në detaje me aksionet, ndërhyrjet apo goditjet që Policia e Shtetit ndërmer në kuadër të Operacioneve të saj madhore,
Ai (Ministri), me ligj nuk mund të nderhyjë në operacionin e policisë, por merr informacionin nga DPP. Këtë të drejtë ja jep ligji. Ashtu si edhe
Ministri i Brendshëm në kuptim të Ligjit është kryemenaxheri i institucionit që drejton. Për të mos theksuar se Ministrat e Brëndshëm, rëndom, sapo marrin atë post, i bëjnë me dije vartësve, Drejtoreve të Policise në Qarqe se ka një telefon dhe vetëm një, që është veshi, syri dhe koka e Rendit.
Sç treti, heqja dore nga përgjigjet në studio të zotit Lleshi” se nuk di si është veshur policija”, apo se çfarë simboli policor mban në uniformë, është e pavërtetë, është shmangie, ose e fundit paaftesi për tu perballur me këtë shqetsim të medias.
Në ligjin për policinë e shtetit thuhet shprehimisht:
Ministri
C) kërkon performance të lartë të Policise së Shteti per realizimin e objektivave te përcaktuara.
Ç) I kërkon Drejtorit të Policisë së Shtetit të raportoje për ushtrimin e detyrave.
Se fundi, duke e mirëkuptuar zotin Lleshi edhe per kufizimet imponuese të mosnjohjes, përgjigjet e shpeshta “se nuk e di”, “nuk mund
të them”, apo monitorimi i eprorit, etj, mund të konkludoj se Ministri i Brendshëm, i skuqur, e në vështirësi, me “një qime bezdisëse në gojë” mundi të marrë një notë kaluese këtë nate të ftohtë dimri.
Publicitet…

Nga Ylli Dylgjeri

Zjarr Tv Ad