“Pse na shikoni?!”- Vrasja e 18-vjeçarit me thikë në kraharor në Shkozë, si ndodhi krimi! Nga thirrja për të ndaluar makinën, tek përleshja mes të rinjve

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Tiranë, ku pas një sherri me thika mes disa të rinjve, një person ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 18-vjeçari Aurelio Dervishi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme (31 mars) në Shkozë. Mësohet se adoleshenti është goditur me thikë në kraharor pas një sherri mes dy grupe, ku raportohet se janë përfshirë 5 persona.

Në dëshminë e dhënë për policinë, shoferi i automjetit tip “Audi” ku udhëtonte viktima, është shprehur se nuk i njihte autorët. Ai ka treguar se personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë “Pse na shikoni?!”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës, ku viktima Aurelio Dervishi ishte pasagjer, që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Sipas të dhënave paraprake, ata janë konfliktuar fizikisht dhe një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Zjarr Tv Ad