Pse nuk shkoi Bardhi dhe deputetët e tjerë në Këshillin e Mandateve? Ja ç’thotë Berisha

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa kërkesa e SPAK u miratua sot me 6 vota pro në Këshillin e Mandateve. Socialistët bashkua votat me Enkelejd Alibeajn i kampit të Lulzim Bashës, i cili ishte i vetmi nga opozita në sallë.

Në një intervistë për RTV Ora, Berisha u pyet se pse në mbledhjen e Këshillit të mandateve munguan Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të PD. Lideri demokrat u shpreh se ata zgjodhën që të mos shkonin, pasi sot nuk u paraqitën argumente për të.

“Shumë e drejtë pyetja, zgjodhën sepse sot nuk po paraqiteshin dosja dhe argumentat për Sali Berishën. E pohoi dhe vetë prokuori kur tha: Jo, tha, sot nuk jemi këtu për të paraqitur provat. Në një kohë kur Parlamenti kërkon detyrimisht paraqitjen e provave. Këta nuk shkuan sepse prokurorët u paraqitën në Parlament për të legjitimuar veprimin e tyre të paligjshëm, për ta legalizuar një veprim të paligjshëm dhe për t’i imponuar Parlamentit sipas urdhrit të Edi Ramës rëndimin e masës se pse unë kisha mbrojtur Kushtetutën”,u shpreh ndër të tjera Berisha.

Zjarr Tv Ad