Pse nuk u arrestua Erion Veliaj? Klodiana Lala tregon çfarë i tha kreu i SPAK, Altin Dumani

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për një takim të gazetarëve me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe bisedën e zhvilluar lidhur me hetimet që po kryhen për politikanët e lartë.

Lala tha se Dumani u pyet se përse Erion Veliaj nuk është në mesin e të arrestuarve për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kreu i SPAK ka thënë se hetimet nuk kanë përfunduar dhe se roli i Veliajt po hetohet, por nuk deklaroi nëse ai është regjistruar si një person nën hetim.

“Pati shumë tema që u diskutuan, më kryesoret kishin të bënin për hetimet e krerëve të politikës. Një ndër temat ishte hetimet për inceneratorin e Tiranës. Sipas meje është e pahetuar siç duhet dhe nuk janë prekur përgjegjësit e asaj afere. E kemi pyetur për disa emra. Hetimi për inceneratorët është i fragmentarizuar. Zoti Dumani është pyetur për rolin që ka patur Erion Veliaj dhe përse ai nuk është në mesin e 15 urdhër arresteve.

Ai tha se hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe po hetohet roli i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por nuk sqaroi a ësthë regjistruar si person nën hetim.

Është pyetur për hetimin ndaj zonjës Kryemadhi, ai tha se vijon hetimi për të, me çfarë kuptova unë, hetimi nuk kisthe të bënte me një çështje, por me çështje të parave dhe hetim pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi.

Është pyetur për çështjen McGonigal dhe tha se ka hetime për këtë çështje dhe është vënë në dijeni kallëzuesi, në rastin konkret Gazmend Bardhi, por i është kërkuar të mos flase publikisht, duke qenë se hetimet varen nga informacionet që vijnë nga SHBA.

Ka një hetim të ri për zotin Ilir Beqaj. Sot janë kontrolluar disa kompani farmaceutike, Delta Pharma. Ka dyshime për zotin Beqaj që mund të ketë lidhur kontrata klienteliste. Ishin shumë kompani dhe për të mos cënuar asnjërën, po them janë kontrolluar shumë. Kam qenë vetë personalisht dhe kam kryer filmime.

Është pyetur për hetimin ndaj Ahmetajt, që ai është hetim në punë e sipër, sepse ka shumë emra të tjerë, që me sa kuptuam po hetohen. U pyet edhe për çështjen Gërdeci”, tha Lala.

Zjarr Tv Ad