Pse shumica e shqiptarëve e shohin me dylbi drejtësinë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

!

Padyshim që qytetarët janë të interesuar për një drejtësi “të drejtë”, sikurse shkruante Xhon Rawls, filozofi amerikan i së drejtës dhe ligjit, që për herë të parë e kam futur në Shqipëri shumë vite më parë, kur shkruaja librin tim : “Majtas JO Djathtas”.
Punimet e tij më kanë hapur sytë sidomos kur punoja për të dhënë leksione mbi filozofinë e ligjit në një degë drejtësie të një universiteti shqiptar.
Do e them se përse e nisa duke përmendur Xhon Rawls.
Që të ketë drejtësi “të drejtë”, sepse Rawls shpjegon se ka edhe drejtësi “të padrejtë” duhen plotësuar disa kushte dhe në radhë të parë barazia e qytetarëve para ligjit, para gjykimit, para hetimit të çështjeve.
Drejtësia për ne kërkon padyshim gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar, të pavarur nga politika, që ta hetojnë lirshëm edhe politikën. Më parë duhen ligje të drejta, që ne nuk i kemi sepse Kuvendi ynë ka qenë si mos o Zot në këto vite edhe për shkak të shumicës dhe për shkak të opozitës që braktisi Kuvendin dhe i la krejt hapësirën e lirë shumicës të bënte çfarë donte. Duhen procedura të drejta, duhet kjo e duhet ajo.
Vetingu i gjykatësve dhe i prokurorëve mirë të bëhet, por nuk mjafton aspak për të pasur një drejtësi “të drejtë” sikurse shkruan Rawls.
Cfarë duhet?
Po marr një shembull që të shpjegohem më qartë.
Sot në një gjyq të thjeshtë civil, fare të thjeshtë, mos u çudit që vetëm një ekspertizë, se mund të ketë edhe dy, duhet të paguhesh ta zemë 4 milionë lekë të vjetra. Kush nuk beson, po deshi, ta verë me bast dhe i jap provën.
Edhe nja 1 milion e gjysëm i do avokati, se normalisht edhe ai do të paguhet për punën e tij. Ja vajtën tak fak 5 milionë e gjysëm lekë. Por, ja po jap edhe nja gjysëm milioni për nxjerrje dokumentesh, fotokopje, karburant, vajtje – ardhje në sallën e gjyqit, Po i rrumbullakos në 6 milionë lekë të vjetra.
Po nëse ceshtja shkon ne apel? Ja po shtoj edhe nja gjysëm milioni, por mos kujto se ke shpëtuar. Ke për të paguar edhe përmbaruesin privat apo shtetror nja 1 milion përshëmbull, ja po e rrumbullakosim me kursim nja 7 milionë lekë. *
Thjesht për një çështje banale që Nastradini e zgjidhte për dy minuta, kadiu osman pra, tak fak. Për një çështje jo e lagu apo s’e lagu, thjesht histori budalliqesh.
Lëre sikur të ketë varg gjyqesh pronash a gjërash serioze.
Po nëse ceshtja shkon ne apel? Ja po shtoj edhe nja gjysëm milioni, por mos kujto se ke shpëtuar. Ke për të paguar edhe përmbaruesin privat apo shtetror nja 1 milion përshëmbull, ja po e rrumbullakosim me kursi nja 7 milionë lekë. Thjesht për një çështje banale që Nastradini e zgjidhte për dy minuta, kqadiu osman pra, tak fak. Për një çështje jo e lagu apo s’e lagu, thjesht histori budalliqesh.
Tani supozoni një familje shqiptare që ta zemë në 60 përqind të tyre mesatarisht kanë jo më shumë se 400.000 lekë të vjetra të ardhura mujore. Për një gjyq thjesht për cështje banale i duhen të ardhurat po themi të një vitI e gjysmë vetëm për gjyqin e ngritur.
Por, me kusht, as mos hajë, as mos pijë, as mos blejë cigare, mos çojë kalamajtë në shkollë, thjesht të ngrohet në diell.
Ka burrë nëne në këto familje të ketë guximin në këto kushte të hapi një çështje gjyqësore ?
Ja hapi një me shpirt në dhëmbë, po dy i hap dot? Nëse një parelli i bën karshillik, i bën padrejtësira.
Unë e hap, po ai a e hap? Jo nuk e hap dot. Edhe sikur gjyqtari, avokati, prokurori, a nuk e di kush tjetër, kryetari i bashkisë, operativi i lagjes, kryetari i frontit të lagjes, patronazhisti të jenë burrat dhe gratë më ëngjëj në botë.

Zjarr Tv Ad