‘Pse Tahiri nuk do të flasë’/ ish-deputeti i PD: Rama duhej “të mbetej pa gjumë”

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri deklaron se Saimir Tahiri nuk do të rrëfehet përpara drejtësisë, pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se Tahiri ka shumë për të thënë si dhe do që të fundosë politikë të tjerë.

‘Por atë nuk do ta dëgjojë askush’, thotë Strazimiri, ndërsa shton se Rama duhej të mos e bënte gjumin e qetë nga frika e fundosjes bashkë me Tahirin, por që në kushtet aktuale drejtësia është ‘reformuar’ sipas udhëheqjes dhe dëshirës së tij.

Saimir Tahiri NUK DO TË FLASË! Kjo jo për arsyen se nuk ka gjë për të thënë; jo se nuk do të fundosë politikanë të tjerë… Saimir Tahiri NUK DO TË FLASË, sepse e di që ASKUSH NUK ËSHTË INTERESUAR TA DËGJOJË!

Veçanërisht ata që këtë “reformën në drejtësi” që e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, e quajnë sukses… Edi Rama, që do të duhej “të mbetej pa gjumë” nga frika e fundosjes bashkë me të, jo më kot i kujtoi sot se “drejtësia” që e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, është “reformuar” sipas udhëheqjes dhe dëshirës së tij!!! KAQ!

Zjarr Tv Ad