Në mbrëmjen e së enjtes afër Drenasit është gjetur i vrarë një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me inicialet B.C, i moshës 37 vjeçare. Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar.
Rreth orës 20:30 në një mal, afër Korreticës së Epërme të Drenasit është gjetur një trup i pajetë.Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë në regjionin e Prishtinës, ka thënë për Gazetën Express se stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur në Korreticë të Epërme, është e vrarë.
“Rreth orës 20:30, njësitë policore kanë gjetur një trup të pajetë në Korreticë të Epërme. Stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur është e vrarë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se Policia e Kosovës është duke punuar në ndriçimin e rastit dhe se trupi i pajetë është dërguar për autopsi, referon Express, që shton se i ndjeri jetonte jashtë dhe kishte ardhur për pushime.
Burimi : / Javanews.al