Dita e Tokës/ Bashkia e Tiranës mbjell 350 pemë në parkun pranë ish fushës së aviacionit

0
818
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën Ndërkombëtare të Tokës, Bashkia e Tiranës ka vendosur në ish Fushën e Aviacionit në Laprakë një numër prej 350 pemësh të llojeve të ndryshme. Nënkryetari i Bashkisë Mazniku tha se së shpejti parku në këtë zonë do të ketë një tjetër dimension.

“Sot po mbillen mbi 300 pemë të llojeve të ndryshme për t’i dhënë një jetë të re këtij parku. Ky kontribut është një mesazh i rëndësishëm që secili prej nesh, si qytetar i Tiranës, duhet të japë diçka për të përmirësuar qytetin. Sigurisht, ne e bëjmë këtë përmes taksave, por duhet ta bëjmë edhe në mënyrë aktive, duke kontribuar për qytetin.”, tha Mazniku.IMG_1345

Ky aksion vjen edhe në kuadër të angazhimit që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbjellë 1 mijë pemë çdo muaj në Tiranë. Deri më tani Bashkia e Tiranës ka mbjellë në parqe dhe në rrugët e Tiranës më shumë se 9 mijë pemë.

“Jemi këtu si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të Ditës së Tokës, së bashku me një pjesë të punonjësve të saj, të cilët përveç se janë punonjës të qytetit që punojnë 365 ditë për qytetin, kanë kontribuar individualisht për të mundësuar që në këtë park të mbillen më shumë pemë”, tha Mazniku.

Ai shtoi se shembulli i dhënë nga punonjësit e administratës së bashkisë duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit në qytet.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad