Publikohen çmimet e biletave, ja sa kushton ta ndjekësh Laçin në stadium

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të enjten në orën 20:00, skuadra e Laçit do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Petrokubit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Stadiumi i kurbinasve nuk i plotëson kriteret për ndeshjet ndërkombëtare, kështu që bardhezinjtë janë të detyruar të luajnë edhe në raundin e dytë të Ligës së Konferencës në “Elbasan Arena”.

Klubi ka nxjerrë në shitje biletat pqr këtë takim, ato mund të blihen në kryeqytet në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe në Elbasan tek biletaria pranë impiantit.

Sa u përket çmimeve, bileta më e lirë është 6 mijë lekë të vjetër në  sektorët C1, C4, G1 dhe G4. Në tribunën E, që gjendet përballë, bileta kushton 10 mijë lekë të vjetër. Ndërsa çmimet më të shtrenjta janë në sektorin qendror të stadiumit (A1, A2, A3, A4, B1, B2, B3 dhe B4), ku një biletë kushton 20 mijë lekë të vjetër.

Zjarr Tv Ad