Publikohen pamjet/ Momentet tronditëse kur mbytet në pishinë vajza e re në Tiranë, ja reagimi i djalit që e shoqëronte! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin pamjet e rënda që tregojnë momentet kur një vajzë e re, Enkeleda Trungu rrezikon mbytjen në pishinën e një lokali në Linzë.

E reja ishte e shoqëruar nga 33-vjeçari Orjolin Mete, i cili siç shihet në video, teksa të dy janë në ujë, ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës.

Pasi qendrojnë disa minuta aty, Enkeleda zhytet në ujë dhe nuk del më. Nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë. I riu nuk ka ndërhyrë vetë, dhe më pas thërret stafin e kompleksit.

E reja gjendet në gjendje të rëndë në spital, teksa prokuroria ka procedura penalisht pronarin e kompleksit, Y.H si edhe djalin që shoqëronte Enkeledën, i quajtur Orjolin Mete.

Burimi: ABCnews

Zjarr Tv Ad