Punimet në kampin në Gjadër dhe Shëngjin drejt përfundimit, Giorgia Meloni tregon kur do të hapen! Ka një mesazh për kritikët

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë konferencës së përbashkët me kreun e qeverise, Edi Rama, është shprehur se kampet e pritje dhe strehimit të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër do të hapen nga 1 Gushti i vitit 2024.

Kreu i qeverisë së Italisë iu dërgoi një mesazh kritikëve duke u shprehur se “do ta realizojmë me sukses” marrëveshjen e firmosur me Shqiperinë.

Giorgia Meloni theksoi se dy muajt e vonesës erdhën për shkak të terrenit të vështirë në Gjadër.

“Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër”, u shpreh Meloni në konferencën me Edi Ramën nga kampi i Shëngjinit.

Meloni: Ne morëm parasysh disa kritere e kushte, emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme, duhet ndihma edhe e vendeve jashtë BE. Na mbetet vetëm të forcojmë këtë bashkëpunim. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur disa territore ku Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave.

Fillimisht në Shëngjin ku do të pritet dhe në Gjadër ku do të strehohen. Emigrantët që janë shpëtuar, sigurisht që në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, personat në moshë të caktuar, do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit, do të kemi përshpejtim të procedurave kur janë nga vendet e sigurta.

Zjarr Tv Ad