Punonte më ‘Ndraghetën’, Italia kërkon ekstradimin e ‘Xhaxhait’ nga Shqipëria

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autritetet Italiane kërkojnë ekstradimin e Bujar Sejdinaj i njohur me nofkën “Xhaxhai” që konsiderohet si njeriu i besuar i Ndraghetas.

Siç raporton abcneës.al, ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë për llogari të një klani mafioz në shtetin fqinj.

Bujar Sejdinaj 61 vjeç, ka kërkuar në gjykatë që të lirohet me argumentin se është invalid, gjithashtu ai ka mohuar akuzat duke thënë se është marangoz.

Sejdinaj nuk e ka apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës ndërkohë që pranë drejtësisë shqiptare kanë mbërritur edhe dokumentet e drejtësisë italiane.

61-vjeçari u arrestua në korrik të këtij viti gjatë operacionit “Magma”, pas akuzave se ishte përfaqësues i i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti i familjes mafioze “Bellocco”.

Dyshohet se banda ku ai mendohet se është pjesë, trafikonte drogra të forta nga Shqipëria, Argjentina dhe Costa Rica.

Zjarr Tv Ad