Të dënuar për prostitucion, vrasje e armë, 3 fierakë do deklarojnë pasurinë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Fierit, ku u dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 3 personave të dënuar për prostitucion, vrasje dhe përdorimi pa leje i armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë shtetasit janë:

• Th. Sh., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

• K. D., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;

• D. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

​OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Zjarr Tv Ad