Çerdhet, kopshtet, shkollat dhe Universitetet do të jenë të mbyllura deri më 14 janar 2017.
Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që mban datën 7 janar 2017 thuhet: Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive me qëllim ruajten e shëndetit të popullatës nga efektet e epidemisë së gripit. Përmes këtij urdhëri të dytë brenda javës, të pranuar dhe nga ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e çerdheve, kopshteve, shkollave dhe universiteteve edhe javën e ardhshme. Nëse nuk do të ketë një urdhër të ri, insitutcionet e dijes do të hapin dyert në datën 16 janar 2017. Ndryshe nga vitet e kaluara, mësimi me këto institucione vijon më me vonesë pasi në ambiente të tilla kolektive virueset gripale përhapen me shpjetësi duke rritur ndjeshëm numrin e të prekurve. Qeveria merr vendim për të shpallur si ditë pushimi datat 9 deri 14 janar për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor.
“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend” thuhet në vendimin e qeverisë që mban datën nr. 2, datë 7.1.2017 . Qeveria i bën thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre për këto data ndërsa ngarkon institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky është urdhri i dytë brenda pak ditëve. Shkollat, çerdhet dhe kopshtet ishin parashikuar të hapeshin më 4 janar por në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë dhe të gjendjes gripale në vend u kërkua shtyrja.////