Pusho në paqe kolonel”, ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak

0
5702
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë mjeku i spitalit të Traumës Luan Nikollari. Lajmi bëhet i ditur nga familjarë dhe miq të Nikollarit, i cili ka mbajtur disa detyra dhe pozicione në mjekësinë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, ai që ka shkruar fjalë të ndjera për kolegun e tij:

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Luanit, të cilin sa herë e takoja e quaja “kolonel”. Punuam vitë të tëra së bashku ku koloneli ishte shembull i profesionalizmit dhe korrektesës. Mbi të gjitha, një njeri i përsosur!

Pusho në paqe, kolonel! Qofsh gjithmonë i kujtuar nga miqtë e shumtë bluzëbardhë dhe me uniformë”, shkruan Dasho.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit dhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Petrit Vasili: Çfare dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë në paqe Luani i mirë

Maksim Basho: I ndriçofte shpirti në parajsë kolegut të nderuar. Ngushëllime familjes.

Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!

Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet më të sinqerta!

Eksperienca e Nikollarit:

Nga viti 2013 e në vazhdim: Shef i Shërbimit te Statistikës Spitali Universitar i Traumës

2012 -Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë.

2000-2006- Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes.

1999-2000 Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), Shefi i Departamentit te Epidemiologjisë.

1993-1998 Shefi i Shërbimit te Mjekësisë Parandaluese dhe përgatitjes Shëndetësore, Drejtoria e Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes.

1983-1993 Shefi i Shëndetësie se Br135 K. Shefi i Shëndetësisë se Divizionit K, Delvine.

Zjarr Tv Ad