Putin thotë se Islami dhe Kisha Ortodokse kanë vlera të përbashkëta

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus, Vladimir Putin po merr pjesë në konferencën fetare “Ortodoksizmi dhe Islami-fetë e paqes”, e cila po mbahet në Kirgistan.

Gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, Putin tha se Kisha Ortodokse dhe Islami kanë vlera të përbashkëta.

“Islami dhe Ortodoksizmi ashtu si edhe fetë e tjera bazohen në vlerat humaniste dhe në mëshirën e dashurinë ndaj qenieve njerëzore, në respektin dhe drejtësinë për qeniet njerëzore”, u shpreh Putin në këtë konferencë e cila kishte për qëllim që të promovonte dialogun ndëretnik e ndërfetar mes Rusisë e Kirgistanit.

Presidenti rus shtoi se është shumë e rëndësishme që të ruhen lidhjet mes dy vendeve edhe për gjeneratat e ardhshme dhe të forcohet roli i organizatave fetare në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore, morale e familjare.

“Islami është feja e dytë më e përhapur në Rusi pas Ortodoksëve dhe pritet që myslimanët rus të dyfishohen gjatë 15 viteve të ardhshme. Ndërsa, shumica e popullsisë së Kirgistanit është myslimane”, shkruan B92.

E, gjatë kësaj konferencë fjalim mbajti edhe ambasadori rus në Kirgistan, Nikolai Udovichenko i cili inkurajoi bashkëpunimin midis agjencive qeveritare dhe organizatave fetare për të forcuar “paqen civile dhe mirëkuptimin” midis dy vendeve.

Zjarr Tv Ad