Ish ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka qenë i ftuari i ditës në studion e Fax Neës ku ka folur lidhur me luftimet që po zhvillohen në territorin ukrainas në ditën e 7 nga fillimi i agresionit rus. Panariti tha se miratimi i rezolutës që dënonte sulmin rus në OKB ishte një detaj që tregonte kohezionin e shteteve në glob në këtë moment delikat për paqen.
Panariti tha se Putin ishte kapur në befasi nga i gjithë solidariteti i treguar. Ndërsa shtoi se pranimi i Ukrainës si vend kandidat, ishte lëvizja e duhur nga BE. Sipas Panaritit, ky duhet të jetë një moment i favorshëm edhe për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Ish ministri i Jashtëm, Edmond Panariti: Ai u zhgënjye në mënyrë të rëndë. Bombardimet kanë vazhduar, ndërkohë një qytet që është strategjik në dalje të Detit të Zi pretendohet se është marrë nga forcat ruse. Por ka shumë rëndësi kohezioni ndërkombëtar, që ndodh për herë të parë që prej luftës së dytë botërore. Kemi një ndryshim edhe të Gjermanisë, e cila tashmë është shumë më pro-aktive duke forcuar edhe kapacitetet mbrojtëse.
Ky është një moment ku BE duhet të rishikojë qëndrimin drejt zgjerimit. Ka qenë domethënës pranimi i Ukrainës si vend kandidat për të qenë pjesë e BE. Nga ana tjetër duhet të jetë një moment shumë i favorshëm për Ballkanin Perëndimor.