Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm dhe kërcënim me armë bërthamore, duke thënë se këto janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Moskës.
Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës.
“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike.
Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.
Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”.