Pyetjet ‘kritike’ që çdo çift duhet ti bëjë njëri-tjetrit para se të angazhohen seriozisht në një lidhje.

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk është aktiviteti më romantic që ekziston por është shumë e nevojshme që çiftet tu përgjigjen disa pyetjeve shumë të rëndësishme dhe ‘kritike’ përpara së lidhja e tyre të bëhet shumë serioze.

Pyetjet që janë hartuar nga ekspertët e divorcit përfshijnë nëse çiftet kanë një ‘bazë të fortë’ miqësore e deri te pyetja nëse duan të njëjtën gjë në jetë.

A shkojmë unë dhe partneri im si çift?
A kemi një bazë të fortë miqësore?
A i njohim vlerat e njëri tjetrit?
A janë reale pritshmëritë tona?
A duam ne të njëjtat gjera si nga lidhja jonë ashtu edhe nga jeta?
A mund të rrisim fëmijë sëbashku?
A këmi ne një marrdhënie të ‘gjallë’?
A jemi ne aq të përkushtuar sat ë kalojmë çdo vështirësi sëbashku?
A do ti kalojmë sëbashku të gjitha problemet që do të kemi gjatë jetës?
A jemi ne mbështetës ndaj njëri-tjetrit?

Studiuesit morën në pyetjë 43 çifte që kishin një martesë 10 vjeçare, qoftë akoma të martuar apo të ndarë dhe gjithashtu 5 çifte që kishin një martesë 15 vjeçare.
Nga studimi doli se çiftet që kishin një lidhje shumë të mirë kishin qenë shokë para se të fillonte romanca e tyre, flisnin rregullisht mbi problemet e përditshme dhe gjenin zgjidhje mbi problemet e jetës së përditshme.

Ajo që i ndante çiftet sipas rezultateve të studimit ishte çështja e prindërimit dhe çështjet financiare. Pritshmëritë jo realiste dhe mungesa e përpjekjes për të zgjidhur këto çështje nga të dyja palët ishte arsyeja më e zakonshme që çonte në ndarje.

Profesoresha Anne Barlow e cila ishte udhëheqësja e këtij kërkimi tha: ‘Çdo marrdhënie është e ndryshme dhe është shumë e rëndësishme që çiftet të ndërtojnë marrdhënie kuptimplota për ta, por ne zbuluam disa marrdhënie ‘llulëzuese’që ndajnë sëbashku disa cilësi thelbësore.’
‘Në të shumtën rasteve çiftet kanë zgjedhur të ndajnë jetën me një partner me të cilin ata përshtaten dhe që mund të përballojnë problemet e jetës së tyre’.
Zjarr Tv Ad