Qarku i Korçës përfshihet nga reshjet e dëborës, ja akset rrugore ku duhen përdorur gomat dimërore

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m.

Në rrugën Boboshticë-Dardhë po punohet për pastrim dhe kriposjen e të gjithë segmentit.

Sipas informacioneve në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore.

Zonat e tjera më të ulta janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e shiut.

Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.

Zjarr Tv Ad