Qarkullonte me armë zjarri, pranga shkodranit në Himarë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë së Himarës.

Në kuadër të planit masave në lidhje me kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, u bë arrestimi në flagrancë i 33-vjeçarit E. D., banues në Shkodër.

I riu u arrestua rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të dielës pasi është konstatuar nga shërbimet e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe patrullës së policisë Himarë, duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”

Zjarr Tv Ad