Qarkullonte në rrugët e qytetit me armë zjarri, vihet në pranga 17-vjeçari. Si u zbulua i riu nga inteligjenca policore

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 17-vjeccar është vënë në pranga në qytetin e Durrësit, pasi u zbulua se qarkullonte në rrugët e qytetit me armë zjarri pa leje të tipit pistoletë.

I riu me inicialet K.GJ. mësohet se u zbulua nga Inteligjenca Policore se lëvizte i pajisur me armë zjarri në lagjen 13 dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e 17-vjeccarit.

Sipas uniformave blu, nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.

Me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Zjarr Tv Ad