Zjarr, flakadanë dhe kaos në Kuvend, PS kërkon masë ndëshkimore për deputetët e opozitës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për disa prej deputetëve të opozitës pas kaosit të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të hënës (20 nëntor).

Mazhoranca ka mbledhur firmat dhe kërkesa është depozituar në Komisariatin e Etikës që pritet të marrë sot (22 nëntor) vendimin.

Nuk dihet ende numri i saktë i deputetëve të opozitë për të cilët kërkohet përjashtimi.

Për herë të parë në historisë parlamentare, projekti ekonomik më i rëndësishëm, buxheti i shtetit, u miratua pa asnjë debat dhe seanca zgjati vetëm 5 minuta, për shkak të kaosit të krijuar gjatë seancën nga opozita, e cila vazhdon të protestojë në Kuvend pas refuzimit të komisioneve hetimore.

Në mes të zhurmës dhe tymit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla rreshtoi pikat e rendit të ditës dhe miratoi projektbuxhetin e vitit 2024 me 83 vota pro.

Ndryshe nga herët e shkuara, deputetët opozitarë nuk hodhën një, por disa tymuese në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Një prej tyre madje mori edhe flakë, të cilat fatmirësisht u shuan shpejt. Seanca e të hënës, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë për shkak se do të votohej buxheti për vitin 2024, zgjati rreth 5 minuta. Kryeparlamentarja Nikolla u përpoq ta kthente seancën në normalitet duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës.

Zjarr Tv Ad