Qëlloi 62 herë me thikë 43 vjeçarin britanik, lihet në burg shqiptari. Do të ekstradohet në Shqipëri pas marrëveshjes mes dy vendeve (EMRI)

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar është lënë në burg në Angli, pasi akuzohet për vrasje dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Mësohet se 35-vjeçari Erlin Hasa ka qëlluar për vdekje një burrë, duke e goditur me thikë 62 herë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në muajin mars, në banesën e mikut të autorit, aty ku ndodhej edhe viktima, Marian Savu. 43-vjeçari që u sulmua barbarisht me mjetin prerës, ku për pasojë ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas mediave britanike, Hasa është një nga 200 kriminelët më të rrezikshëm në Britani dhe do të ekstradohet në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Kujtojmë se sot, më 24 maj ka nisur marrëveshje mes dy vendeve ku 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë.

Zjarr Tv Ad