Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këshilli i Ministrave është mbledhur sot në kryeministri për të miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe ai për shpërblimet e Vitit të Ri 2019.
Edi Rama, kryeministër i vendit, njoftoi dhënien e një shpërblimi për pensionistët.
Ai tha se “Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)”.
Mësohet se nuk ka deri tani asnjë vendim tjetër për dhënie shpërblimi për kategoritë e tjera të shtetasve dhe as për administratën publike.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka rikonfirmuar aplikimin nga viti 2019 të shpërblimit për lindjen e fëmijëve, duke akorduar 40 mijë lekë për fëmijën e parë, dyfishin për të dytin dhe trefishin për të tretin.