Qeveria e Kosovës merr masa mbrojtëse ndaj produkteve serbe

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, tha se ka marrë vendim për masa mbrojtëse anti-damping ndaj dy llojeve të produkteve të prodhuara në shtetin serb.

Ajo ka treguar se vendimet kanë të bëjnë me importin e koncentratit të kafshëve dhe shpendëve, derisa tjetri për njësitë e bllokut ndërtimor.

Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia”, ka thënë Hajdari.

Këto vendime janë marrë pas hetimeve të bëra në treg, të cilat kanë vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë, shkruajnë mediet kosovare.

“Të dyja vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Masat Anti-damping, si dhe detyrimet tona ndërkombëtare”, tha Hajdari.

Zjarr Tv Ad