Qeveria e Rumanisë miraton VENDIMIN: 150.000 vaksina për Shqipërinë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19.

Numri dy i PS, Taulant Balla i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Me anë të një shënimi në Facebook, Balla shkruan:

Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

Zjarr Tv Ad