Qeveria hapi “thesin”, rriti rrogat dhe pensionet, Braçe i pakënaqur: Për pensionistët e pamjaftueshme…

0
3193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përballë çmimeve që po njohim vetëm rritje, qeveria ditën e sotme vendosi që të rrisë pagat dhe pensionet. Në atë që e quajti paketë afatmesme anti-krizë, kryeministri bëri me dije se paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë njoftoi se do të ketë një rritje page për punonjësit e administratës, policisë së shtetit dhe burgjeve, ndërsa pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

Në lidhje me këtë paketë të qeverisë reagoi dhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili është një dhe kritik i fortë ndaj vendimeve të padrejta për qytetarët.

Teksa propozoi që qeveria duhet të fillojë të ndërtojë më tepër vepra pubblike për të rritur punësimin e qytetarëve, tha se paketa mbështetëse për rrogat është për tu vlerësuar, ndërsa sa i përket pensioneve është e pamjaftueshme.

Qeveria duhet të fillojë të ndërtojë vepra publike veçanërisht energjinë e diellit apo erës. Nga krahu tjetër kemi nevojë për punë dhe unë jam i shqetësuar që ne në 7 mujor nuk kemi realizuar të paktën 15.4 miliard lekë investime, është një shqetësim i madh sepse investimet publike i japin punën njerëzve. Paketa mbështetëse veçanërisht në aspektin e rrogave është për tu vlerësuar, por në aspektin e pensioneve natyrisht që për mua është e pamjaftueshme”, tha Braçe.

Zjarr Tv Ad