“Qeveria jep lëmoshë shpërfillëse për bujqësinë”/ Partia e Lirisë denoncon projekt-buxhetin dhe i përgjigjet Ramës: Realiteti nuk tjetërsohet me takime propagandistike

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë ka ngritur sërish shqetësimin rreth projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023. Në një deklaratë për mediat, ish zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi tha se financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor “vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse me rreth 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 milionë dhe Kosova 90 milionë”.

DEKLARATA E PLOTE

1- Jemi në këtë komunikim publik për të ngritur shqetësimin rreth projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023.

2- Ndërkohë që bujqësia përbën 28% të GDP dhe punëson 33% të popullatës, financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor fatkeqësisht vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse me rreth 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 milionë dhe Kosova 90 milionë

3- Si pasojë e financimit të mangut, bujqësia shqiptare do të vazhdojë të jetë jo-konkurruese në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

4- Kjo në mënyrë kategorike do të sjellë përkeqësimin e mëtejshem të deficitit tregtare, rrudhjen e investimeve, rënien e prodhimit vendor dhe shpopullimin e komuniteteve rurale.

5- Për këtë arsye ne kërkojmë rishikimin e buxhetit për bujqësinë, dhe veçanërisht financimin e masave administrative që mundësojnë hapjen e eksporteve të kafshëve të gjalla dhe produkteve të mishit.

6- Është e pafalshme që për blegtorin shqiptar tregjet e pasura të BE vazhdojnë të mbeten të mbyllura ndërkohë që blegtorët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës prej vitesh eksportojnë lirshëm në vendet Europiane.

7- Mungesa e mundësisë së eksportit ka futur blegtorinë shqiptare drejt një kolapsi të frikshëm. Ku dita ditës prodhimi vendore po zëvendësohet fuqishëm me atë të importit.

8- Shifrat e rënies së numrit të gjedhit duhet të shërbejnë si një kambanp alarmi për qeverinë. Rikujtojmë se në vitin 2017 numri i gjetheve ishte 475 mijp ndërkohë që në vitin 2021 ky numër ka shkuar në 330 mijë.

9- Me këtë ritëm rënie Shqipëria në 10 vjet mbetet pa asnjë gjedh.

10- Realiteti në terren dhe në shifra është alarmant. Dhe ky realitet nuk mund të tjetërsohet dot as me takime të stisura propagandistike as me shantazhe ndaj mediave të cilat e pasqyrojnë atë.

11- Që ky realitet të ndryshojë nevojitet që buxheti i lëmoshës dhe shpërfilljes të marrë fund për bujqësinë shqiptare.

Zjarr Tv Ad