“Qeveria juaj ka ngelur me brekë!” Deputeti i PD: Kullat në mes të Tiranës të pajustifikuara, jemi në listën gri

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Dashnor Sula denoncoi nga foltorja e Kuvendit ato që i quajti abuzime me tendera në bashkitë e Belshit dhe Peqinit, ndërsa foli edhe ëpr kullat në Tiranë, për të cilat tha se janë të pajustifikuara dhe se e kanë futur Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave.

Sula deklaroi se në bashkinë Peqin nuk ka pasur asnjë investim edhe pse ka një kullë sahati dhe pjesë nga rruga e vjetër Egnatia.

Po ashtu ai tha se në Belsh a pasur abuzime me tenderat, ndërsa tregoi dokumentat dhe pamjet se aty ku duhet të ishte depozita e ujësjellësit të qytetit ishte një “arë jonxhe”.

Zero lekë investime, ka një kullë sahati, 0 lekë për të në Peqin. Ka gjurmë të rrugës Egnatia në Peqin dhe ka 0 investime. Këto janë investimet tuaja. Kthehemi te investimet e rilindje urbane. Në bashkinë e Belshit u investuan 1,5 mln euro për rilindje urbane, për sheshin e qendrës. Paratë janë marrë por projektet nuk janë bërë ashtu siç duhet. Nuk ka plazh edhe pse është planifikuar. Janë rruajtur lekët.

Abuzimet nuk mbarojnë me kaq. Sipas një auditi sipërfaqja e shtruar me pllakë do ishte mbi 8000 metra katrorë dhe lloji i pllakave do ishte rezistente. Një metër katror pllaka është blerë gati dyfishi i çmimit për pllaka më të dobëta. Në Belsh pllakat janë të shkatërruara. Abuzimi me tendera të tjerë, 500 mijë euro për ujësjellësin, kompania është me flamur të kuq. Dokumentet e tenderit del arë jonxhe aty ku duhet të ishte depozita e ujit, i rruajtën lekët. Tender tjetër me flamur të kuq, për sa I përket karburantit në bashkinë e Belshit. Korrupsion i pastër.

Bashkia e Belshit shet sapunin për djathë. Kullat në mes të Tiranës janë para të pajustifikuara. Është I vetmi vend në listën gri për pastrimin e parave bashkë me Turqinë. Nuk ka për t’u zhdukur nga lista gri e MoneyVal-it. 38.6 % e kompanive ën Shqipëri kanë marrë kërkesë për ryshfet nga administrata e kësaj qeverie. Sipas investigimit të BIRN dhe DASH, Freedom House, etj Janë 14 raporte që ju nxijnë. Të gjithë këto raporte e kanë lënë qeverinë tuaj me brekë.”, u shpreh Sula.

Zjarr Tv Ad