“Qeveria plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit”- Salianji reagon për dhënien me koncesion të Amfiteatrit të Durrësit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit te draftit që përcakton dhënien me koncesion të amfiteatrit të Durrësit. Salianji shprehet se qeveria po i merr Shqipërisë gjithçka për ta ndarë atë si plaçkë me klientelën me të cilën ndan pushtet dhe para.

”Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para!  Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregtetir, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit!  Qeveri që paçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!”

 

Zjarr Tv Ad