‘Qeveria që legalizon pallatet pa leje, i tregon dhëmbët një kolegji cilësor’

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Luçiano Boçi.

Një VKM e zakonshme e qeverisë mjaftoi për t’i vënë kyçin një prej institucionet arsimore më të mira dhe serioze në Shqipëri në 30 vitet e fundit! Ështe gati e paimagjinueshme se si me procedurë të thjeshtë, pikërisht në nisje të vitit shkollor, Ministria e Arsimit jep dakordësinë dhe i propozon qeverisë mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”.

Ndodh gjithnjë që për çdo krim që Edi Rama bën me VKM, zgjedh të mos firmos vetë, por i lë nga një njollë turpi vartësve të tij në Këshillin e Ministrave, të cilët janë gjithnjë të devotshëm deri në marrëzi për urdhërat e shefit të tyre. Ashtu ndodhi edhe me këtë rast!

Një qeveri që legalizon hapur, në mes të kryeqytetit kate dhe pallate pa leje, tregon “dhëmbët” me një institucion arsimor që ofron dije cilësore për fëmijët e këtij të vendi. Është po kjo qeveri dhe institucionet e saj të arsimit që në rankimet e bëra e vlerësonin këtë koleg si një ndër më cilësorët.

Çfarë ndryshoi sot?

Dëmi është i jashtëzakonshëm, sidomos për 160 nxënësit e këtij kolegji. Si prind e kuptoj tërësisht shqetësimin e tyre legjitim përballë kësaj situate të rrezikshme dhe tërësisht të papaërgjegjshme të institucioneve të arsimit në Shqipëri.

Partia Demokratike dhe ekspertët tanë po ndjekin me vëmendje të shtuar këtë rast, për të dhēnë çdo kontribut të nevojshëm për këta fëmijë por edhe për arsimin, i cili si çdo sektor tjetër në vend është në rrezik.

Zjarr Tv Ad