‘Qeveria shpërndan 60 milionë euro pa garë për qendrat e emigrantëve’, Media italiane: Dyshime për korrupsion

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas investigimit të gazetës italiane Domani, qeveria ka ndarë mbi 60 milionë euro për ndërtimin e qendrave të emigrantëve pa garë publike, duke ngritur shqetësime të mëdha për transparencën dhe përdorimin e fondeve publike.

Këto marrëveshje, që përfshijnë kompani të paidentifikuara, janë realizuar nën pretekstin e emergjencës dhe sigurisë kombëtare, duke shmangur procedurat e rregullta të tenderimit dhe duke krijuar një ambient të favorshëm për korrupsion.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje.

Kjo marrëveshje ka ngjallur kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Ndërsa Italia dhe Hungaria mbështesin këtë model të ri për menaxhimin e emigrantëve, shumë vende të BE-së janë kundër, duke e parë këtë marrëveshje si një precedent të rrezikshëm që minon standardet e larta të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar që BE-ja promovon.

Zjarr Tv Ad