“Qeveria të bëjë kujdes për ligjin për Amnistinë Fiskale”, Banka Botërore: Do të rritet numri i të varfërve. Duhen reforma që nxitet ekonomia

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Banka Botërore ashtu si institucionet e tjera ndërkombëtare financiare i bën thirrje qeverisë që të bëj kujdes me amnistinë fiskale për shkak të rreziqeve që shoqërojnë këtë proces. Menaxheri i Bankës Botërore Emanuel Salinas tha se qeveria me këtë nismë po përpiqet të rrisë të ardhurat por duhet të minimizohen rreziqet që amnistia ka.

“Siç e dini qeveria ka nisur konsultimet mbi këtë projektligj. Ne jemi ftuar që të marrim pjesë në këto konslutime dhe ne kemi ofruar komentet tona për qeverinë mbi këtë çështje. Ne e kuptojmë se në këto momente qeveria po përpiqet të rrisë të ardhurat dhe kjo perceptohet si një mundësi. Ndërsa fryma e këtij projektligji kuptohet ka një sërë rreziqesh të lidhur me të dhe ne i kemi komunikuar qeverisë edhe rrisqet dhe leksionet kështu që çdo vendim që të marrin duhet të jetë një vendimi me të gjithë informacionin e duhur me shpresën për të minimizuar këto rreziqe gjate përpjekjes për të marrë maksimumin nga vendimi që merret”, tha ai.

Në kushtet e një krize globale, Banka Botërore thotë se inflacioni i lartë i ushqimeve dhe energjisë mund të çojë drejt varfërisë një pjesë të madhe të grupeve të cënueshme. Sipas Hilda Shijakut ekonomiste e lartë në bankën botërore skema e ndihmës ekonomike duhet ti përshtatet situatës së rritjeve të çmimeve.

“Inflacioni ushqimeve dhe energjisë janë këto faktorë që mund të çojnë drejt varfërisë në një numër relativisht të madh të njerëzve duke qenë se këto elemente kanë një peshë më të rëndësishme në shportën e këtyre grupeve vulnerable. Ne vlerësojmë që me shfaqjen e rreziqeve të reja në horizont këto skema sidomos skema e ndihmës ekonomike, asistenca sociale për të varfrit do duhet të përgatitej për një fenomen ku shumë qytetarë bien në kufirin e varfërisë me shfaqjen e rreziqeve ne horizont dhe kjo kërkon një përgatitje të instrumenteve dhe sistemin e informacionit për të matur në kohë se kush janë shtresat që ndikohen nga kjo goditje e mundshme”, tha ajo.

Kjo krizë e çmimeve sipas Bankës botërore do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike që për 2022 do të jetë në 3.2% ndërsa për dy vitet e ardhshme do të jetë më e ulëta në rajon.

“Parashikimet tona bazë janë për një ngadalësim të rritje ekonomike, përkatësisht me 2.8 dhe 3% për vendet e Ballkanit Perëndimor, për Shqipërinë këto parashikime janë nga 3.2% në 2,5 por janë parashikime të cilat do të rivlerësohen në vijim duke qenë se dhe rreziqet janë të shtuara e kemi riparë rritjen ekonomike në bazë të faktorëve që lidhen me mjedisin e jashtë. Nga ana e mjedisit të brendshëm në lidhje me një presion të shtuar të niveli të çmimeve që është i paprecedent në vendin tonë dhe që ne presim që të vijojë edhe në vitin 2023”, tha ajo.

Përballë goditjeve aktuale, Shqipëria sipas Bankës Botërore ka nevojë për politika dhe reforma që nxisin rritjen ekonomike.

Zjarr Tv Ad