“Qeverisja më e mirë ka qenë ajo e Berishës”, Jul Deda: Primaret, një festë e vërtetë brenda PD-së! Unë s’vij nga pushteti, jam ndryshe nga kjo lloj specie

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i primareve për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda thotë se qeverisja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë më e mira ndonjëherë që ka patur vendi tonë.

“Sali Berisha është personi që deri më sot ka treguar që di të qeverisë. Më thuaj mua kur ka qenë qeverisja më e mirë ndonjëherë? Gjatë qeverisjes Berisha. Është i vetmi person që i ka dalë përballë kësaj çështjeje dhe e ka çuar në gjykatë”, tha aktori që synon Bashkinë e Tiranës, Julian Deda.

Ai e vlerësoi procesin e primareve brenda PD-së, duke e quajtur si “festë” dhe “një garë që nuk është parë ndonjëherë”.

“Në këtë fazë që jemi, brenda PD-së po ndodh një festë e vërtetë, po ndodh një garë që nuk është parë ndonjëherë. Jemi si kandidatë përballë njëri-tjetrit përballë demokratëve, por si kolegë përballë një të keqeje më të madhe”, tha ai.

Aktori i humorit tha se arma e tij më e fortë në garën brenda PD-së është dashuria dhe përkushtimi për punën.

“Nuk kam patur asnjëherë asnjë lloj konflikti apo debati. Asnjëherë mos u bëni pishman, se keni kaluar 9 vite të tmerrshme në PD. Nuk vij nga pushteti, nuk jam një ish. Kam dëshirë, nevojë dhe obligim që të kontaktoj me njerëzit. Unë jam ndryshe nga kjo lloj specie, kam 20 vite në profesionin tim dhe besoj se e kam bërë mirë. Kjo është arma ime më e fortë, puna dhe përkushtimi”, u shpreh Deda gjatë një interviste për Abc News.

Zjarr Tv Ad