“Quhet Denis, është nga veriu”, përmbytja e varkës në Kanalin Anglez, mes emigrantëve edhe një shqiptar

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardha Çelaj një përkthyese shqiptare, e cila punon në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe në një intervistë të dhënë për gazetarin, Klodian Zhivani, ka treguar se në mesin e emigrantëve të shpëtuar ditën e sotme pas përmbytjes së varkës në kanalin Anglez “La Mansh”, është edhe një shqiptar.

Ajo tha se shqiptari nga veriu i Shqipërisë i quajtur Denis, është shpëtuar dhe fatmirësish ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Unë jam përkthyese  në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij, është shumë. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:  

Klodian Zhivani: Si është gjendja e personave të tjerë?

Fatbardha Çelaj : Gjendja e personave të tjerë është shumë e komplikuar, gjuhët e tjerëve nuk i dimë. Mundohemi të hyjmë në çdo dhomë, mundohemi të gjejmë mos ka shqipfolës të tjerë. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Katër janë identifikuar të vdekur. 34 janë këtu në spital, nuk mund të japim shumë detaje, nuk japim dot detaje para autoriteteve.

Klodian Zhivani: Cili është apeli për të gjithë prindërit shqiptarë?

Fatbardha Çelaj : Ju lutem qetësohuni, deri tani vetëm Denisi është identifikuar. Mos i nisni fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di, jam shumë e emocionuar të shoh këtë gjë të padëshirueshme. Ju lutem mos i nisni, mbajini afër.

Kujtojmë se ditën e sotme katër emigrantë humbën jetën pas përmbutjes së varkës në kanalinAnglez “La Mansh”, ndërsa 43 të tjerë fatmirësisht arritën të shpëtoheshin.

Kujtojmë që incidenti vjen vetëm një ditë pasi Rishi Sunak njoftoi një plan me pesë pika për të trajtuar krizën e emigrantëve të Kanalit, duke përfshirë krijimin e një komande të re operacionale të anijeve të vogla që përfshin ushtrinë, Forcën Kufitare dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Zjarr Tv Ad