Qytetarë të shumtë mblidhen para Inceneratorit të Tiranës, vendosen pankartat me skemën e vjedhjes së taksave dhe kontratat koncesionare

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse orari zyrtar është shënuar, protesta e Partisë së Lirisë nuk ka nisur ende. Panorama raporton se vijon grumbullimi i protestuesve dhe përfaqësuesve politikë. Ende nuk ka mbërritur kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Ndërkohë shumë qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në ambientet e Inceneratorit të Tiranës për të protestuar në lidhje me skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë.

Ata mbajnë në duar pankarta ku denoncojmë skemën e vjedhjes ndërsa kanë printuar edhe kontratat koncesionare që mbajnë firmën e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Protesta e ditës së sotme është thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndërsa kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Pak më herët, sekretari Organizativ i PL, Endrit Braimllari u shpreh se protesta do të jetë paqësore. Ndërkohë policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve të mundshme duke vendosur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë vendit ku do të mbahet tubimi.

Zjarr Tv Ad