“Qytetarët braktisen nga qeveria e rilindjes”, Braimllari: Maqedonia e Veriut, 5 herë më shumë ndihmë financiare për se Shqipëria

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët e saj. Braimllari shkruan se Maqedonia e Veriut ka akorduar 5 herë më shumë ndihmë financiare për qytetarët e saj se Shqipëria.

Ai thekson se Shqipëria mbetet kështu vendi i fundit në rajon sa i përket ndihmës që po u jep qytetarëve të saj në përballimin e krizës së çmimeve. Sipas tij, qytetarët shqiptarë ndjehen të braktisur nga qeveria e tyre dhe kërkojnë çdo ditë e më shumë largimin e saj.

POSTIMI I PLOTË

Qytetarët braktisen nga qeveria e Rilindjes.
Maqedonia e Veriut, 5 herë më shumë ndihmë financiare për qytetarët e saj se Shqipëria.

Më shumë se 750 milionë euro ka dhënë qeveria e Maqedonisë së Veriut për qytetarët e saj për përballimin e krizës së çmimeve në dy paketa të ndryshme mbështetje financiare.
Vetëm një ditë më parë ajo miratoi një paketë prej 350 milionë euro ndihmë, ku në fokus janë pikërisht shtresat në nevojë dhe pensionistët.

Sipas këtij vendimi për 4 muajt e ardhshëm të gjitha familjet me të ardhura të pakta do të marrin një ndihmë prej afro 50 euro në muaj ndihmë, ndërsa të gjithë pensionistët do të përfitojnë nga 25 euro secili.

Pra, megjithëse është një shtet me një buxhet më të vogël se ai i Shqipërisë, Maqedonia e Veriut ka vendosur t’i trajtojë qytetarët e vetë në mënyrë më dinjitoze.

Qeveria shqiptare pak javë më parë vendosi të rrisë me 10 për qind pagesën e ndihmës ekonomike dhe me 7.5 për qind atë për personat me aftësi të kufizuar. E përkthyer në lekë kjo rritje, që në fakt është indeksim i rritjes së çmimeve, kap vlerën e afro 1 mijë lekëve në muaj.

E njëjta gjë ndodh edhe me pensionistët, të cilëve qeveria u indeksoi pensionin me vetëm 6.5 për qind, shifër kjo që nëse e kthejmë në lekë nuk shkon më shumë se 1 mijë lekë në muaj.

Shqipëria mbetet kështu vendi i fundit në rajon sa i përket ndihmës që po u jep qytetarëve të saj në përballimin e krizës së çmimeve.

Ndaj qytetarët shqiptar ndjehen të braktisur nga qeveria e tyre dhe kërkojnë çdo ditë e më shumë largimin e saj.

Partia e Lirisë do bëjë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe qeveria tu kthehet qytetarëve.

Zjarr Tv Ad