Qytetarët në Durrës dalin të presin Bashën/ Policia nis menjëherë kontrollet nëpër rrugë…

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Lideri Lulzim Basha, ka mbërritur në Durrës me një axhendë të ngjeshur. Pas disa takimeve, ai ka dalë në këmbë në qytetin bregdetar.

Ashtu si dhe në Kavajë edhe në Durrës, Basha është pritur nga dhjetra qytetarë, ndërkohë që kryedemokrati është ndalur dhe te disa biznese.

Të shumtë në numër dhe duke mos respektuar asnjë protokoll, simpatizantët demokratë e pritën Kreun e Partisë Demokratike, me brohoritje dhe thirrjet “Rama ik” në afërsi të Torrës Veneciane.

Menjëherë pas grumbullimit të qytetarëve, Policia ka dalë në terren, dhe ka nisur verifikimet për personat që kanë organizuar tubimin dhe pjesëmarrësit.

 

Zjarr Tv Ad