Qytetarja revoltohet keq: Nëse partneri nuk më jep passwordin e telefonit, unë e lë i jap duart…

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Telefoni mbetet një nga faktorët e zënkave të shumë çifteve, për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale në të, duke rritur shpeshherë dyshimet për tradhti të mundshme, nga njohjet me individë të tjerë. Nisur nga ky fenomen, gazetari i abcnews.al Ermal Vaka, pyeti qytetarët a duhet që partnerët të kontrollojnë telefonin e njëri-tjetrit për të shmangur keqkuptime të ndryshme?

Mendimet e tyre ishin të dyzuara, duke thënë që në çift nuk duhet të ketë gjëra private, apo të tjerë që mendonin që çdokush ka nevojë për privatësinë e tij. Një qytetare teksa është pyetur si do vepronte në rast se burri nuk do i jepte paswordin e telefonit, është shprehur me plot bindje: “do e lë, për një fjalë goje do e lija, pse është më i rëndësishme paswordi se sa ajo që do ketë në krah gjithë jetën”?

Të shumtë ishin qytetarët që mendonin që një çift nuk duhet të mbante privatësi nga njëri-tjetri, përderisa kanë vendosur të jenë bashkë.

Zjarr Tv Ad