Edith Harxhi zhgënjehet nga Berisha: PD do zhduket nëse vijon të drejtohet nga Basha, unë nuk e njoh si Kryetar Partie…

0
371
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, ka bërë një parashikim të fortë, pasi u shpreh se Partia Demokratike, do të zhduket nëse vijon të drejtohet nga Lulzim Basha.

Ajo foli në “Top Talk”, për Kuvendin Kombëtar të PD-së, në të cilin mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo shprehu zhgënjimin e saj për pjesëmarrjen e Berishës, pasi tha se në këtë mënyrë, ish-kryeministri legjitimoi Bashën si kryetarin e të djathtës, duke thelluar më shumë krizën në Parti.

“Berisha e legjitimoi përfundimisht Bashën si kryetar Partie, pavarësisht se unë nuk e njoh si kryetar Partie. Është kryetar me 30% të anëtarëve të votuesve vetëm. PD shumë shpejt do të zhduket, nëse do të vazhdojë kështu”, u shpreh Harxhi.

Zjarr Tv Ad