Shkrimtari Edmond Tupja ka komentuar në Panorama TV skandalin “McGonigal” dhe raportin me ish-zyrtarit të FBI dhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se kreu i qeverisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Me nota ironie Tupja tha se pas publikimit të këtij skandali “ra tërmet në Surrel” dhe se kryeministri është i trodotur. I pyetur se përse Rama nuk shkon në interpelancën me opozitën, Tupja tha se i trembet debatit dhe se “nuk mbulohet dielli me shoshë”.
Pyetje: Ju jeni të dijeni të skandalit “McGonigal”, sa i implikuar është kryeministri Edi Rama?
Tupja: Aq sa e le të mendosh hetimi i ish-shefit të FBI, ka fakte, janë takuar shpesh favoret, janë kërkuar nga Edi Rama për njerëz të anës së tij, puna është që ka rënë një tërmet në Surrel që e ka tronditur banorin. E pashë të bënte një vazo.
Pyetje: A mendoni se duhet të japë dorëheqjen Rama?
Tupja: Ai ka kohë që duhet ta jepte dorëheqjen gjithë ky korrupsion, varfëri, njerëz pa shtëpi, pa punë, njerëz të sëmurë, vetëm ndërtimi funksionin, shikoni çfarë u në Turqi po të kishte rënë te ne në sheshin Skënderbej nuk do të qëndronin ato. Rama shpreson, tirani ynë mendon që ta kalojë po është i tronditur, varet si do të përfundojë hetimi i shefit të FBI, sa sukses do të kenë protestat, një herë në muaj të ta gërvishti njeri plagën do trembesh, po pushteti të bën të dobët e them këtë për këdo që do të vijë në pushtet.
Pyetje: Pse nuk shkon në interpelancë kryeministri?
Tupja: Se është në siklet, i trembet nuk mbulohet dielli me shoshë, se nuk jep shpjegim ka një plagë që e ke fshehur dhe ajo kullon qelb tani ti je autori, çfarë do të bësh.
Pyetje: A janë minuar marrëdhëniet mes SHBA
Tupja: Unë mendoj që opozita nuk e ka mohuar kurrë lidhjen e saj me SHBA na ndihmuan si komb por puna është që jo në këtë mënyrë siç e bën Amerika sot sepse aty është Soros. Berisha është në konflikt me Sorosin edhe unë jam. Nuk do të ketë më kombe për shkak të globalizimit.