Rama apo Gj.Kushtetuese? Ja kush do vendosë për Zef Hilën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama firmosi pak çaste më parë shkarkimin nga detyra të  kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës pas ngjarjeve në KZAZ në Bushat. Në dokumentin e firmosur nga shefi i qeverisë thuhet se Zef Hila ka kryer shkelje të rënda, ndërsa tregon edhe sanksionet ligjore  bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Tashmë ky vendim i kryeministri Edi Rama në adresë të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetues jo më vonë se 15 ditë dhe në rastin në fjalë, pas shqyrtimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, lëvizja e kryeministrit Rama mund të pezullohet.

Nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave, atëherë detyra i kalon Presidentit të Republikës për të caktuar një datë të re për zgjedhjet në bashkinë përkatëse.

Cfarë parasheh Neni 115 

1.Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2.Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3.Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

 

Zjarr Tv Ad