Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër punimet që po kryhen në depon moderne të barnave në QSUT. Ai ishte i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa u njoh dhe nga afër për rëndësinë e këtij investimi. Ministja u shpreh se kjo gjë do të sjellë një ndryshim epokal në shërbimin spitalor.
Rama ndër të tjera u shpreh se në spitalet e vendit ka mjekë dhe infermiere të devotshme, por nuk përjashtoi faktin duke thënë se ka edhe nga ata të cilët na “turpërojnë”
“Po dole në televizor do të thonë se: ky është i FRESSH. Iu morën lekë, e një pyetje se edhe në spital në tërësi ka mjekë fantastikë dhe mjekë shumë të devotshme, por ka edhe nga ata që na turpërojnë. Për lentet e kemi bërë falas, se ndryshe do t’iu kushtonte 350 euro për një sy. Të shkuara dhe sytë e fortë se kalojmë kohë të vështira për të parë tamam. Shyqyr që na përfaqëson se këtu qenka si me qenë skuadra e Erion Braçes”, tha mes tjerash Rama.