Në një reagim në rrjetin social Facebook, Tedi Blushi shprehet se politikat e qeverisë Rama kanë detyruar të rinjtë të largohen nga vendi. Po ashtu, ai thekson se shumë shpejt kryeministri Rama do të japë llogari për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve.
Statusi:
Dëgjoni zemrën e kësaj nëne dhe të gjithë nënave shqiptare që digjen nga malli për të jetuar pranë fëmijëve të tyre, që Edi Rama i detyroi të largohen nga Shqipëria. Pashpirtësia, hajdutëria dhe paligjshmëria e Qeverisë i ndau prindërit nga fëmijët dhe po i zhyt çdo ditë të moshuarit në mjerim. Lotët në sytë e nënave shqiptare rëndojnë mbi ndërgjegjen e Edi Ramës, që shumë shpejt do të japë llogari për çdo vuajtje dhe për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve.
E moshuara me lot në sy: “Na është boshatisur shpirti, kam katër fëmijë dhe të katërt jashtë, kam mbetur vetëm këtu prej emigracionit. Qeveria të mos ia ulë naftën miliarderëve të jahteve dhe t’ia rrisë fermerit shqiptar, por të ndihmojë qytetarët. Njerëzit të punësohen këtu. Unë kam 17 krahë pune që janë jashtë..a ka më keq?!”
Linku i videos: