Rama dhe Kurti të buzëqeshur e të përqafuar…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto me homologun kosovar Albin Kurti. Në foton e publikuar, dy liderët shqiptarë duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.

Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mesa duket në foto, Kryeministri Rama dhe Kurti, i kanë lënë për një çast mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.

Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Zjarr Tv Ad